Princeshë Diana ka qenë ndër dukeshat më të dashura të pallatit ‘Kensington’. Në datë 1 korrik, ajo do të mbushte 58-vjeç dhe me këtë rast adhuruesit e saj zgjodhën ta nderonin kujtimin e saj duke u shfaqur jashtë pallatit mbretëror. Ajo çfarë i ka surprizuar të gjithë ka qenë veprimi i Princ William, i cili doli për t’i përshëndetur, megjithëse protokolli nuk e lejon këtë veprim.
Duka i Cambridge ka diskutuar me të pranishmit për disa minuta dhe është shfaqur shumë i lumtur dhe i emocionuar para tyre. Më pas ai u rikthye në pallat. Princ William dhe vëllai i tij, Harry, e kanë vlerësuar gjithmonë mbështetjen e popullit britanik për nënën e tyre, para dhe pasi ajo ndërroi jetë.