Në këtë video do të shihni kompozitorin dhe pianistin italian, Ludovico Einaudi, duke luajtur në piano sipër një platforme lundruese afër Swealbard në Norvegji. Me akullnajat që shkriheshin dhe shembeshin në sfond, ai ka ekzekutuar një pjesë që mban titullin “Elegji për Arktikun”.
Sipas mediave ndërkombëtare, me këtë formë proteste që është pjesë e Greenpeace, po kërkohet të bëhet më shumë për uljen e ngrohjes globale dhe shpëtimin e Arktikut.