INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si qentë dhe macet ruajnë shëndetin e pronarëve të tyre

Ja si qentë dhe macet ruajnë shëndetin e pronarëve të tyre

Publikuar më: 17:46 03-07-2018

Nëse keni dilemë, të blini qen apo mace, pasi ta lexoni këtë shkrim, do ta keni më lehtë të merrni vendim.

Hulumtimi të cilin e ka bërë instituti australian “Baker Medical Research” me 6.000 persona, ka treguar se si njerëzit të cilët kanë kafshë shtëpiake janë më të shëndetshëm se ata që nuk i kanë.

Mesatarisht kanë trysni të ulët gjaku, gjithashtu më pak kolesterol, që do të thotë se kanë rrezik më të vogël nga infarkti.

Qentë dhe macet, secili në mënyrën e vet, ndikojnë pozitivisht tek pronarët e tyre.

Ata të cilët kanë qen më shumë do të qëndrojnë në ajër të pastër dhe do të zbaviten, por të mos flasim sa pozitivisht ndikojnë qentë në psikologjinë njerëzore kur pronarit të tyre u japin dashuri të pakushtëzuar.

Nga ana tjetër, macet ndikojnë mirë në shëndetin e njeriut kur gërhasin.

Frekuenca të cilën e prodhojnë me gërhitje nxit kimikate kundërinflamatore në trup të cilat zbusin proçeset inflamatore, dhembjet dhe astmën.

Një hulumtim ka treguar që njerëzit shërohen më shpejt nga ndërhyrjet kirurgjikale nëse u bën shoqëri macja.

Article Logic
Execution time: 0.0043001174926758