INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si reagoi Rihanna kur pa veten e saj… “pa kokë” [FOTO]

Ja si reagoi Rihanna kur pa veten e saj… “pa kokë” [FOTO]

Publikuar më: 13:00 18-08-2016

Trupi me rroba banjo i Rihannës ka shërbyer si frymëzim për realizimin e një skulpture të madhe të çuditshme, në natyrë, në Berlin.  

Kjo skulpturë u zbulua me 4 qershor si pjesë e Bienales së nëntë të artit bashkëkohor të  Berlinit. Vepra e artit përbëhet nga një imazh gjigand i Rihannës me kokën e saj të hequr dhe fytyrën e vizatuar mbi gjoksin e saj. Ajo quhet quhet Ewaipanoma ( Rihanna) dhe është vetëm një pjesë e punës së artsitit koolumbian Juan Sebastian Pelaez.

Kjo foto e bukuroshes u kap nga paparazzët në nëntor të vitit 2013 kur Rihanna po pushonte në Barbados. Dhe kuriozë për ta parë këtë skulpturë nga afër nuk u bënë vetëm mbështetësit e këngëtares por edhe ajo vetë. Ndaj  bukuroshja nga Barbadosi dje bashkë me mikeshën e saj të ngushtë, vizitoi  Bienalen e Berlinit për të pare veten e saj të skulpturuar.

Këngëtarja e ka përcjellë gjithë këtë moment me video në Snapchat dhe në fund nuk harroi të bëjë mbylljen me një pozë të ngjashme…me” Rihannën  skulpturë”.

A photo posted by badgalriri (@badgalriri) on

Article Logic
Execution time: 0.0022859573364258