INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si reagon Bieber ndaj lutjeve të Selena Gomez për falje! [FOTO]

Ja si reagon Bieber ndaj lutjeve të Selena Gomez për falje! [FOTO]

Publikuar më: 10:05 17-08-2016

Selena Gomez është penduar për zënkën me Justin Bieber, por duket se tashmë është shumë vonë.

Bukuroshja 24 vjeçare ka vendosur të bëjë një hap mbrapa nga komentet kundër ishit të saj, ku fillimisht e kritikoi për sjelljen ndaj fansave e më pas e akuzoi për tradhëti. Por Justin-it duket se nuk i bëhet aspak vonë. Burime pranë yllit të pop bëjnë me dije se ai i ka injoruar të gjitha thirrjet dhe përpjekjet për të komunikuar nga ana e Selena, të cilat përflitet se nuk kanë qenë të pakta. Më parë, Gomez kërkoi falje pulike në Snap, ku u shpreh se gjithçka tha ishte egoiste dhe pa pikë lidhjeje. Fjalët e saj ama kanë rënë në vesh të shurdhër...

Artisti kanadez e akuzoi duke thënë se gjithçka ajo kërkonte ishte pak vëmendje. Madje ai nuk mund të kuptonte fare kritikat e saj për faktin se Bieber iu kundërvu fansave duke kërcënuar se do të mbyllte Instan. Kjo për arsyen e thjeshtë se edhe vetë Selena e kishte bërë këtë gjë më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0039670467376709