Tepër e trazuar duket të jetë jeta e reperit amerikan.
Chris Broën po përballet së fundi me akuza të cilat e nxjerrin figurën e tij tepër agresive. Kështu, menaxherja e këngëtarit, Nancy Ghosh, deklaroi se ishte detyruar që të zbriste menjëherë nga autobusi i turit, pasi nën efektin e drogës Chriss e kishte vënë atë në një cep dhe e ka kërcënuar se do t’i bënte të njëjtën gjë si ish menaxherit Mike G.
Pas këtyre lajmeve, 27 vjeçari ka reaguar menjëherë në faqen e tij të Instagramit ku thotë: “Hidhini një sy faqes sime dhe vini re koncertet dhe udhëtimet nëpër të cilat jam mbushur me pozitivitet. Pastaj, shihni më poshtë budallallëqet që vijnë më pas. Seriozisht e keni? Mendoni se kjo do të më ndalojë mua? Gaboheni”, është shprehur reperi. Kjo nuk është hera e parë që Chriss i cënohet imazhi nga bëmat e tij. Dhe nëse bëjmë një analizë të thjeshtë, ndoshta Rihanna ka bërë zgjedhjen e duhur kur vendosi t’i jepte fund.