Fama e saj i ka kapërcyer kufinjtë kombëtarë me suksesin absolut që mori kënga “Bon Bon”.
Ishte kjo e fundit që i dha mundësinë Era Istrefit të prekë një tjetër dimension suksesi. Këngëtarja ka mundësinë ta dëgjojë superhitin e saj kudo ndodhet. Së fundmi e ka shijuar atë në ambientet e një clubi në Los Angeles. Teksa ka qenë duke u argëtuar me mikeshat e saj, Lori Hoxhën dhe Anxhelina Hadërgjonajn, kanë qenë këto të fundit që e kanë filmuar këngëtaren duke kërcyer nën ritmet e këngës së saj. Një ndjesi që vetëm Era mund ta shpjegojë./intv.a/