Shikoni sesi ka reaguar kengetarja nga Shkupi, Tuna.
Protestues të shumtë me dhunë kanë hyrë në Parlamentin e Maqedonisë. Me këtë rast edhe janë sulmuar disa deputetë shqiptarë dhe maqedonas duke përfshirë liderin e LR-PDSH-së dhe LSDM-së. Dhuna ka nxitur reagimin edhe të këngëtares nga Shkupi, Altuna Sejdi, e njohur si Tuna. Kjo e fundit përmes një statusi në Facebook ka bërë thirrje që shqiptarët të kenë durim. Tuna ka thënë se do të lutet që gjithçka t’i rikthehet ne normalitet./intv.al/