Rita Ora është kthyer në një emër mjaft të lakuar në showbiz dhe këtu mjafton të përmendim rastin e fundit me boksierin McGregeor.
Megjithatë këngëtarja shqiptare nxitoi për t’i përgënjeshtruar zërat se mes saj dhe boksierit kishte diçka, duke përdorur mënyrën e saj. Ajo ka nisur të shfaqet gjithnjë e më shpesh krah të dashurit. Edhe së fundmi çifti u fotografua në aeroportin Heathrow, pasi kishin humbur fluturimin. Këtë herë duket se Rita kërkon ta ruajë sa më private jetën e saj personale, megjithatë daljet e tilla nuk lënë më vend për keqkuptime.