Madonna i ka ofruar fanses Jozephine dhe mamasë së vajzës një udhëtim dhe bileta Vip për shfaqjen e saj në Sydney, Australi.
Këtë veprim e bëri vetëm 3 ditë pasi i tërhoqi vajzës bluzën duke lënë t’i ekspozohej gjoksi në koncertin e saj në Brisbane, javën e kaluar.
Modelja Josephine me mamanë u kthye për të parë për së dyti herë idhullin e saj duke pranuar ofertën e kësaj të fundit për shfaqjen “Zemra rebele” të dielën.
Madonna ia dedikoi 30 minutat e fundit të show-t Josephine-s, përfshirë edhe këndimin e këngës “La vie en rose” posaçërisht për të duke i dhuruar edhe një buqetë me lule.
Mbretëresha e muzikës Pop është parë t’i jetë afruar Josephinës mes turmës ndërsa ka deklaruar: “E dashur Josephine, qenke kthyer… është kaq mirë të të shoh këtu”