Një tjetër rasti i korrupsionit është denoncuar mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ “Stop” në TV Klan, ku tregohet se si bëhët Pazar me mjetet e sekuestruara nga Policia e Shtetit, të cilat ndodhën në magazinat e Rezervave të Shtetit. Personi i infiltruar shkon në magazinën e Ministrisë së Brendshme dhe kërkon të blejë një motor të sekuestruar nga Policia.
Ai takohet me magazinierin dhe ai i konfirmon se diçka mund të bëhet. Më pas, ditën tjetër ai e çon te magazina që ai të zgjedhë motorin që dëshiron, kundrejt një pagese.
Madje magazinieri thotë se një nga motorët kërkon ta marrë vetë.