INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si ta dalloni nëse buka që konsumoni është me ngjyrues artificial

Ja si ta dalloni nëse buka që konsumoni është me ngjyrues artificial

Publikuar më: 17:31 16-01-2019

Karbohidratet dhe mineralet që përmban buka, mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës, diabeti, tensioni i lart i gjakut madje dhe mbipeshës.

Por, gjithsesi ka raste që prodhuesit e bukës përdorin ngjyrues artificialë, për të cilët thuhet se nuk janë të sigurt për shëndetin.

Për të kuptuar nëse buka që konsumoni ka ngjyrues ju nevojiten vetëm dy gota qelqi me ujë dhe një fetë bukë. Në njërën nga gotat vendosni një fetë nga buka që ju keni blerë për ta konsumuar, tjetrën mbusheni vetëm me ujë për të parë ndryshimin.

Fetën e bukës mjafton që ta lini në ujë rreth një orë për të parë rezultatet e para. Pas një ore, kulloni ujin dhe krahasoheni me gotën e dytë.

Nëse uji është errësuar në një ngjyrë të kafenjtë, atëherë buka që ju konsumoni përmban ngjyrues artificialë të dëmshëm për shëndetin.

Nëse uji nuk ka ndryshuar në ngjyrë, atëherë produkti është prodhuar me ngjyrues natyralë që vijnë nga bimët dhe perimet.

Article Logic
Execution time: 0.00347900390625