INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si ta kuptoni nëse partneri partnerja po ju tradhëton [FOTO]

Ja si ta kuptoni nëse partneri partnerja po ju tradhëton [FOTO]

Publikuar më: 16:35 09-09-2016

Ju mund të betoheni që partneri juaj nuk ju tardhëton? 

29 vjeçari Guy i cili mendohet të jetë nga SHBA, shkroi në blogun e një faqeje ku tregoi se ish e dashura e tij Hadd e kishte mashtruar atë. Ai tregoi edhe shenjat paralajmëruese të tradhëtisë të  cilat ishin;  lënia pas dore, harrimi i datave, përdorimi i celularit më shumë sesa herët e tjera , kërkojnë të dinë se rreth cilës orë do të ktheheni në shtëpi si dhe  humbja e interesit për marrëdhënie seksuale.

Blogeri i cili e përshkruan veten si një “mendimtar praktik”dhe një qënie njerëzore pragmatike”, ka sqaruar se edhe pse nuk ishte martuar, ai kishte jetuar me ish të dashurën e tij duke bërë jetën e një çifti të vërtetë dhe duke përmbushur detyrat bashkëshortore. Kështu, ky  person zemërthyer ka ndarë me të tjerët këshillat e tij ku iu tregon nëse partneri juaj  është duke iu tradhëtuar.

“Unë  nuk jam cinik, e kam kuptuar se shumë gjëra filluan të mos ecnin mes nesh. Jam paksa skeptik dhe gjitmonë i analizoj situatat”. Kështu, ai rreshtoi listën e shenjave paralajmëruese të tradhëtisë.

Të qënit më pak i interesuar për seks, ishte në krye të listës.

Shenja të tjera janë: kur partneri juaj është harraq dhe kërkon të dijë shpesh se kur do të kthehesh në shtëpi.

Ai gjithashtu pohoi se ish e dashura e tij filloi ta përdorte shumë telefonin.

Guy vazhdoi të shpjegoje se e kishte kuptuar kurthin e saj. “Një ditë qëllimisht fillova të diskutoj me të  për të parë se deri ku do e çonte ajo diskutimin. Kishim grindje verbale dhe kjo e bëri atë që të shkonte drejt  tij. E ndoqa makinën e saj dhe prita pak jashtë. E telefonova për ta pyetur se ku ndodhej dhe më tha se ishte te mamaja e saj. Aty e vërtetova tradhëtinë”, tha Guy. 

Article Logic
Execution time: 0.0034060478210449