Astrologjia është multifunksionale! Ju mund të ta përdorni atë për të deshifruar nëse djali që ju pëlqen, ndjen diçka për ju, pa bërë një lëvizje të gabuar, e cila mund të sjellë edhe refuzimin.
Dashi:
Juve nuk ju duhet kohë e gjatë për ta kuptuar këtë. Njerëzit me këtë shenjë janë shumë të drejtpërdrejtë në lidhje me pëlqimet e tyre. Kur ata duan diçka, e arrijnë atë. Pra nëse ai që ju pëlqen flirton me ju nëpermjet mesazheve, ai do të ketë diçka me ty.
Demi:
Një mashkull “Dem” që ju pëlqen do t’ju provokojë shpesh herë. Ata do të ftojnë të dilni me shoqërinë e tyre për të parë nëse do impresionohen po aq sa ai.
Binjakët:
Nëse një binjak ju pëlqen, ai do t’ju përgjojë në rrjetet sociale në të gjitha format.
Gaforrja:
Nëse një mashkull gaforre ju pëlqen ai do të jetë më i ëmbël se vetë mjalti.
Luani:
Ju do e kuptoni që një mashkull me këtë shenjë ju pëlqen pasi ata nuk lodhen asnjëherë me ju. Nuk ngopen së bleri dhurata për ju.
Virgjëresha:
Meshkujt virgjëresha e shprehin pëlqimin për ju duke u sjellë si këshillues, ju tregojnë shpesh si të veproni, si të silleni dhe si ta menaxhoni kohën.
Peshorja:
Këta janë më të rezervuar, nuk e tregojnë lehtë pelqimin e tyre. Duan kohë ta bëjnë atë pasi kanë frikë nga refuzimi
Shigjetari:
Këta janë të drejtpërdrejte. Mos u mundoni shumë se meshkujt shigjetar, do ju thonë troç që ju pëlqejnë.
Bricjapi:
Meshkujt bricjap do përdorin të gjitha mënyrat e mundshme, madje do ju flasin edhe për personat VIP që njohin , për të afërmit e pasur që kanë. Pra duan të duken.
Ujori:
Ata do ju trajtojnë si shokë në fillim, sepse duan të ndihen të sigurtë në atë që ndjejnë.
Peshqit:
Kur një mashkull peshk ju pëlqen ju shikon në sy gjatë gjithë kohës.