Granit Xhaka është një ndër transferimet më të bujshme në këtë merkato verore dhe duket sikur mesfushori kosovar që luan për Arsenal është familjarizuar menjëherë me ekipin e tij të ri edhe pse nuk po merr ndonjë trajtim të veçantë, si prurje e re në ekip. Shokët e skuadrës qeshën me Xhakën kur këndoi para tyre një këngë dashurie shqiptare por tashmë ata kanë qeshur me diçka tjetër, por përsëri protagonist është Graniti.
Ai është bërë pre e një video, ku bashkëlojtarët e tij tallen me të. 23 vjeçarin e kishte zënë gjumi në autobus, ndërkohë që njëri nga shokët e ekipit, ka bërë një shaka me të duke i afruar një objekt pranë hundës.
Në video nuk shfaqet reagimi i Granitit, por shpresojmë të mos ketë qenë “alla” shqiptar.
Poor Xhaka getting abused on the Arsenal team bus ? pic.twitter.com/xQQNQW9ZQq
— Mike Sanz (@mikesanz19) August 8, 2016