INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si të eliminoni pikat e zeza brenda 10 minutave

Ja si të eliminoni pikat e zeza brenda 10 minutave

Publikuar më: 20:57 06-12-2017

Pikat e zeza janë një makth i vërtetë. Te shumica e njerëzve shfaqen te pjesa e hundës por, mund të shfaqen edhe tek mjekra apo balli.

Përdorimi i make up-it nuk është zgjidhje për mbulimin e akneve apo pikave të zeza. Por padyshim që ka një mënyrë shumë efikase që do iu ndihmojë shumë.

Së pari duhet të mundoheni të largoni pikat e zeza. Nuk është  e nevojshme të përdorni preparate të shtrenjta, mos harxhoni paratë tuaja kot. Mjafton ta pastroni fytyrën tuaj me ujë të bollshëm dhe të vendosni maskë kafeje dhe të masazhoni fytyrën duke bërë lëvizje rrethore për rreth 5 minuta. Më pas shpërlajeni me ujë të bollshëm.

Ndërkohë në një tenxhere me ujë të ngrohtë hidhni kamomil. Mbuloni fytyrën tuaj me peshqir dhe përkuluni mbi enë për rreth 10 minuta. Ky proces ndihmon poret tuaja të hapen dhe në këtë mënyrë do të hini qafe pikat e zeza.

Rezultatet do jenë të dukshme menjëherë.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336