INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si të fshini një mesazh që e keni dërguar gabimisht në një numër tjetër

Ja si të fshini një mesazh që e keni dërguar gabimisht në një numër tjetër

Publikuar më: 20:18 11-04-2016

Jo rrallë herë na ka ndodhur që të dërgojmë mesazhe gabimisht në numra të tjerë, nga nxitimi apo edhe arsye të tjera. Sigurisht që është një situatë e sikletshme, e cila mund të sjellë edhe pasoja të tjera serioze ose jo.

Por mos u shqetësoni, çdo gjë e ka një zgjidhje, për ata që shpesh herë nga nxitimi, mesazhin që kane për një person ia dërgojnë dikujt tjetër, do të kenë mundësi ta fshijnë atë mesazh, përpara se të ndodhë ndonjë gjë e papëlqyeshme për të dyja palët.

Ekziston një aplikacion i quajtur "Privates", i cili është menduar për të siguruar thirrjet e e sigurta, por që i lejon përdoruesit të tërheqim mbrapsht mesazhet e tyre.

Por, sigurisht ka raste kur ky mesazh nuk mund të merret mbrapsht. Nëse personi të cilit mesazhi i ka shkuar e hap atë, ju nuk mundeni më ta merrni mbrapsht, kështu duhet të jeni të shpejtë nëse doni ta përdorni këtë aplikacion.

Aplikacioni është 'free', por është aktualisht në dispozicion vetëm për iOS.

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549