INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si të kontrolloni gjobat dhe si t’i paguani ato pa u munduar shumë

Ja si të kontrolloni gjobat dhe si t’i paguani ato pa u munduar shumë

Publikuar më: 18:52 04-08-2017

Një pjesë e mirë e të ardhurave të buxhetit të shtetit është siguruar nga gjobat e policisë dhe në të gjithë vendin janë vendosur radarë për të kapur ata që tejkalojnë shpejtësinë. Por jo të gjithë radarët janë të dukshem dhe ndodh që shpesh herë ecim “me frikë” për gjoba dhe jo pa të drejtë. Kur ju ndalon policia dhe ju pyet nëse keni ndonjë gjobë, me siguri do thoni jo, por tashmë e keni më të lehtë për të kthyer një përgjigje të vërtetë.

Në faqen e-albania (kliko këtu: https://e-albania.al/ ), çdo drejtues mjeti mund të kontrollojë nëse ka gjoba të pashlyera apo jo. Më pas zgjidhni kategorinë ““Kundërvajtjet Rrugore”, ku udhet të plotësoni të dhënat e makinës për të parë nëse keni gjoba.

Çdokush mund të kontrollojë dhe paguajë detyrimet nëpërmjet këtij portali pa shpenzuar kohë duke pritur në radhë.

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443