INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si të kuptoni nëse keni një shoqëri të vërtetë

Ja si të kuptoni nëse keni një shoqëri të vërtetë

Publikuar më: 22:20 24-09-2017

Shoqëria për një person do të thotë shumë, pasi çdo gjë e përjeton bashkë me ta.

Në të mirë edhe në të keq njihet shoqëria akoma më mirë. Dhe vërtet kemi shoqëri të mirë por disa prej tyre mund të dalin dhe gënjeshtarë, pra jo aq të vertetë. Por, për ta kuptuar nëse shoku juaj është një shok i mirë dhe shok i vërtetë, ekzistojnë disa mënyra për ta kuptuar.

Shokët e vërtetë të ndihmojnë të bëhesh një person më i mirë

Ata do të jenë aty për ty në kohët më të vështira, por ata dëshirojnë që ju të mësoni prej gabimeve dhe të bëheni një person më i mirë. Ata ju mbështesin dhe ju motivojnë t’i bëni më mirë gjërat.


Shokët e vërtetë të lejojnë të jesh vetvetja

Shokët e vërtetë nuk ju kërkojnë që të silleni ndryshe, përveç ashtu siç jeni në të vërtetë. Ata ju duan dhe nuk dëshirojnë t’ju kontrollojnë. Ata nuk mendojnë se duhet t’ju japin leje për të bërë diçka, ata thjeshtë ju lejojnë të jeni vetvetja.

Shokët e vërtetë i shndërrojnë fjalët e tyre në vepra

Kur shokët e duan me të vërtetë njëri-tjetrin, ata bëjnë vepra dhe jo vetëm fjalë. Është më shumë se vetëm të flasësh. Ata kurrë nuk thonë diçka e të bëjnë të kundërtën e saj.

Shokët e vërtetë krijojnë kohë për ju, edhe nëse janë të zënë

Një shok nuk është dikush që gjen kohë për ju, por që krijon kohë për ju. Edhe nëse ata janë shumë të zënë, ata harrojnë për pak jetën e tyre për t’u marrë me ju. Nuk e keni shok të vërtetë nëse arsyeja pse nuk po shiheni shpesh është se “ai është shumë i zënë”.

Article Logic
Execution time: 0.0040628910064697