INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si të largoni energjitë negative…

Ja si të largoni energjitë negative…

Publikuar më: 18:58 01-01-2017

Nganjëherë arrijmë në një pikë të caktuar kur duhet ta pranojmë se në jetën tonë janë mbledhur shumë gjëra negative, të cilat nuk mund t’i trajtojmë menjëherë.

Është në rregull që të pranohet një gjë e tillë dhe kjo nuk do të thotë se jeni i dobët. Disa njerëz e kanë vështirë të lirohen nga ai negativitet dhe ai në fund i pushton krejtësisht, e më pas bëhet mënyrë e përditshme e të jetuarit. Mos lejoni që t’ju mundë ai negativitet.

Ekzistojnë disa shenja që tregojnë se ndoshta ka ardhur koha që të pastroheni nge disa gjëra të panevojshme negative në jetën tuaj. Dëshironi që vazhdimisht të rrini vetëm Nëse dëshironi që vazhdimisht të rrini vetëm, diku larg prej njerëzve, kjo është një shenjë se duhet të liroheni nga gjërat negative në jetën tuaj. Hapi i parë për zgjidhjen e këtij problemi është që ta kuptoni se kur ndodh, e më pas ta ndalni. Kur e kuptoni se dëshironi të jeni vetëm, larg njerëzve, pyeteni veten pse, e më pas zgjidheni një drejtim më pozitiv dhe dilni nga ajo gjendje.

Vazhdimisht jeni në depresion ose ankth

Nëse ndjeni pikëllim dhe zhgënjim të madh ose ndiheni sikur kurrë nuk do të dilni nga ndonjë vështirësi, kjo është njëra ndër shenjat më të mëdha të paralajmërimit se ka ardhur koha për pastrim nga negativiteti. Ndani kohë për vete dhe me të vërtetë fillojeni shërimin mendor. Praktikoni meditim, ushtrime fizike, konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe bëni gjëra të tjera të cilat mund t’ju ndihmojnë që të dilni nga kjo gjendje.

Ju lodhin bisedat me të tjerët

 Nëse e keni vështirë që të bisedoni me dikë që e njihni dhe ndjeni se biseda është një ndër më lodhëset që keni pasur ndonjëherë, kjo është gjithashtu shenjë se ju nevojitet pastrimi i negativitetit.

Zgjidhje e këtij problemi është që thjesht të bëheni dëgjues më aktiv. Kur ia kushtoni tërë vëmendjen personin që flet, më nuk përqendroheni në gjëra negative që ndjeni në vete dhe në fakt e drejtoni vëmendjen në atë që përpiqet ta tregojë ai person

Article Logic
Execution time: 0.0039019584655762