INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si të mbrohemi nga i nxehti përvëlues...

Ja si të mbrohemi nga i nxehti përvëlues...

Publikuar më: 12:31 13-06-2019

Vera sapo ka mbërritur. Edhe pse qershori filloi me shi, temperaturat u ngritën menjëherë duke kapur vlera deri në 39 gradë celcius.

Këtu do të gjeni disa këshilla se si të përballoni dhe të mbroheni nga i nxehti përvëlues.

Evitoni nëse është e mundur daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës, nga ora 11.00 – 17.00

Vishuni lehtë, me veshje pambuku, me rroba të gjëra, dhe ngjyra te hapura, si në shtëpi edhe kur dilni nga shtëpia

Mbani në kokë kapele, çadër dhe syze kur dilni jashtë

Mbani shtëpinë sa më të freskët. Hapni dritaret herët në mëngjes dhe në mbrëmje vonë.

Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës

Temperaturat në shtëpi duhen mbajtur deri në 25-27 ° dhe asnjëherë jo më shumë se 5-6° më pak se ambienti jashtë.

Evitoni korrentet e mundshme

Freskohuni herë pas here me ujë të freskët, duke bërë dush, ose duke u lagur me peceta për të ulur temperaturën e trupit, në krahë, qafë, ballë.

Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme të paktën deri 2 litra në ditë

Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë

Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate, fruta

Gatuani dhe ruani ushqimet të sigurta

Evitoni aktivitete fizike të forta, sidomos në orët e nxehta të ditës,11- 17

Tregoni kujdes për fëmijët, të moshuarit, personat e sëmurë apo edhe të vetmuar.

Article Logic
Execution time: 0.0039069652557373