E keni të vështirë të udhëtoni në një destinacion të caktuar, pasi nuk dini gjuhën e atij vendi? Për shumë njerëz, kjo përbën problem, sepse jo të gjithë dinë gjuhë të huaja. Në të shumtën e rasteve njerëzit mernin me vete harta, guida apo simbolet e vizatuara në një copë letër, por tani ekziston një bluzë për zgjidhjen e këtij problemi.
Bluza e udhëtimit më 40 simbole ja u lehtëson tej mase udhëtimin tuaj, pasi ajo shërben mjaft mirë për të komunikuar më njerëzit tashmë ideja e stampimit të ikonave në një bluzë është mjaft praktike sepse atë e keni kudo që shkoni.
Ajo është krijuar nga 3 shokë gjatë udhëtimit të tyre në Vietnam, pasi ata e gjetën vetën në vështirësi për të komunikuar me njerëzit e atij vendi. Mjafton të drejtoni gishtin tek këto ikona dhe komunikimi më njerëzit do të jetë shumë më i thjeshtë dhe do t’ju kuptojnë më mirë.