INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si të motivoheni për të kryer stërvitje

Ja si të motivoheni për të kryer stërvitje

Publikuar më: 18:55 27-04-2016

Të merresh me ushtrime fizike, është shumë e dobishme për organizmin dhe shëndetin tuaj. Mirëpo që të vesh trupin në lëvizje, duhet të gjesh diçka që shërben si shtysë, diçka që ta kërkon mendja. Pra të gjesh motivimin për t’u stërvitur është çelësi i suksesit për të pasur një trup të mirë.

Dy mënyra që të motivojnë për të kryer stërvitje janë:

E para, bëni stërvitje në grup!

Mundohuni të gjeni grupin që ju përshtatet më shumë dhe instruktorin që ju përshtatet më shumë.
Nëse nuk keni mundësi financiare për palestër, mund të gjeni dikë që të stërviteni bashkë. Me të mund të vraponi në park ose thjesht mund të ecni në rrugë. Është më mirë të stërviteni me njerëz sesa vetëm.

E dyta, stërvituni me muzikë!

 Muzika është thelbësore për të nxjerrë energjinë pozitive brenda jush. Zgjidhni muzikën që ju bën të lëvizni. Vendosni 10 këngë në “playlist” dhe titullojeni “Lista e motivimit”. 10 këngë zgjasin rreth 45 minuta.

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499