INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si të shihni mesazhet sekrete në “Facebook”

Ja si të shihni mesazhet sekrete në “Facebook”

Publikuar më: 09:30 08-04-2016

Rrjeti social “Facebook” filtron mesazhet dhe disa që mund të mbërrijnë nga njerëz që nuk i keni miq, mund të mos i keni parë prej kohësh.

Kështu, filtri i vendosur nga rrjeti social mund të konsiderojë një pjesë të këtyre mesazheve si ‘spam’ duke mos ju njoftuar asnjëherë.

Sipas medieve ndërkombëtare, kjo ka ndodhur të paktën deri më tani, pasi me përditësimin e fundit të aplikacionit “Messenger”, “Facebook” ka shtuar edhe njoftimin për çdo mesazh të marrë, edhe nga ata që vijnë nga persona që nuk i keni miq.

Por, lind pyetja se si mund të shikoni mesazhet që mund t’ju kenë mbërritur para këtij përditësimi? Për këtë mjaftojnë pak hapa.

Si fillim, tek aplikacioni “Messenger” shkoni tek “Settings” ose në shqip “Rregullimet”. Së dyti hapni nënkategorinë “People”. Së treti, klikoni mbi “Messagge Requests” ose “Kërkesa për mesazh” dhe në fund, hapni kërkesat që janë filtruar si ‘spame’.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502