INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si të shtireni sikur keni lexuar një libër

Ja si të shtireni sikur keni lexuar një libër

Publikuar më: 13:47 10-08-2017

Ka mundësi të jeni gjendur ngushtë në një situatë të vështirë: I keni premtuar dikujt që mund të ketë qenë mik, profesor apo shef që do të lexonit një libër të caktuar. Dhe nuk e keni bërë. Mund të jetë e vështirë apo e turpshme të thoni të vërtetën dhe për këtë arsye ju është dashur të gënjeni.

Është e domosdoshme që kur gënjeni të jeni të besueshëm. Pasi më keq se një person që premtoi se do të lexonte një libër dhe nuk e bëri kurrë, do të ishte dikush që gënjeu pabesisht se e lexoi. Ndiqni këto këshilla të dobishme dhe askush nuk do të dyshojë te ju!

1. Reagoni me xhestikulacione të ekzagjeruara ndaj ndonjë konstatimi në lidhje me librin.

Nëse dikush jua përshkruan librin si “shumë të përhapur,” pohoni rigorozisht. Nëse një person e kritikon librin si të “trilluar,” ngrini vetullën dhe varni buzët sikur po nuhasni diçka të keqe, gjithnjë duke pohuar me kokë. Nëse gjendeni në një grup të madh, dhe dikush bën një konstatim kontraversial, krijoni kontakt të vazhdueshëm me sy me njerëzit që po pohojnë me kokë duke mos shprehur asnjë kundërshtim të hapur.

2. Fiksoni një moment apo pyetje çfarëdo dhe ngrini pyetje në lidhje me përdorimin e përemrave.

Por, çfarë kërkonte të thonte autori me të? Po i referohej një insinuate nga një kapitull më parë apo kishte lidhje me një kuptim më të thellë? Po në lidhje me përdorimin presjes pas numrit 23? A nuk mendoni se e kishte tepruar me përdorimin e presjeve? A donte të jepte një mesazh në lidhje me mendimet e fragmentuara të racës njerëzore?

3. Përdorni fjalën “problematike” për të përshkruar prozën, zhvillimin e karakterit, perspektivën apo përfundimin e paqartë të librit.

Nëse ju kërkohet përfshirja në diskutim thjesht përgjigjuni me, “Nuk jam i/e sigurtë nëse ia vlen të jap gjykimin tim nëse nuk e kupton cilës situate i referohem.”

4. Kthejeni përgjigjjen në pyetje.

Thoni diçka të tipit, “Ky libër më kujton (titulli i librit që doni të përmendni), por nuk jam shumë i/e sigurtë pse. A e ke lexuar (titullin e po të njejtit libër)?”

5. Nëse gjithçka tjetër dështon, shtiruni sikur ndiheni po aq të pashpresë sa edhe grupi.

“Dua të them, si mund të ulemi këtu dhe të diskutojmë (çështjen në fjalë) kur e kanë ndaluar leximin e librit “Të mjerët” (bie fjala) në Shqipëri?”

A jeni shtirur ndonjëherë sikur keni lexuar një libër? Koha për t’u rrëfyer!

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721