INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si të shtoni peshë duke ngrënë perime!

Ja si të shtoni peshë duke ngrënë perime!

Publikuar më: 09:52 22-06-2016

Është normale të mendoni se një dietë e pastër vegjetariane nuk mund të funksionojë për njerëzit që mezi shtojnë në peshë. Por një hamendësim i tillë nuk është tërësisht korrekt.

Nëse në dietën tuaj vegjetariane përfshini disa lloje të caktuar perimesh do të shtoni në peshë dhe gjithashtu do të keni edhe një trup të shëndetshëm. Ajo që duhet të keni parasysh është se në dietë duhet të përfshini arra, farra dhe legume.

Hani ushqime me kalori më të mëdha dhe brenda disa javëve do të shihni ndryshimet.

Arrat janë burimi më i zakonshëm i proteinave që mund t gjeni në dietën vegjetariane. Përfshini të gjithë llojet e arrave.

Farat, bishtajoret dhe lloje të ndryshëm cerealesh janë gjithashtu të pasur në proteina. Bëjini ato pjesë të dietës.

Kur vjen fjala për të shtuar në peshë, ju keni nevojë t’u jepni rëndësi të gjithë llojeve të ushqyesve. Për shembull, ushqimet e pasur në karbohidrate mund t’iu japin qëndrueshmërinë e kërkuar ashtu si edhe yndyrnat që keni nevojë. Perimet me rrënjë si panxhari dhe patatet janë të pasur në karbohidrate.

Një plan diete për të shtuar në peshë.

Në mëngjes mund të përfshini një sanduiç me dy apo tre feta bukë me sallatë jeshile, domate dhe qepë. Spinaqi dhe kërpudhat mund t’i shtojnë shije pjatës. Plotësojeni vaktin edhe me një gotë me qumësht.

Menuja në drekë mund të variojë nga orizi te makaronat apo te gruri në formën e bukës ku janë shtuar perime të pasur me vitamina dhe minerale, si: karotat, fasulet dhe perimet me gjethe.

Përfshini dy apo tre ushqime të shpejtë ndërmjet vakteve. Ju mund të përtypni shumëllojshmëri arrash në këto mesvakte.

Për darkë përfshini të njëjtën sasi orizi apo buke gruri me perime me gjethe. Nëse doni të shtoni shije në ushqim, shtoni një tas me gjizë ose një gotë me lëng të freskët frutash.

Article Logic
Execution time: 0.0035128593444824