Erdhi momenti i shumë pritur për të gjithë ne shqiptarët, për të dëgjuar këngëtaren shqiptare që do të na përfaqësoje në Eurovizion.
Jonida Maliqi do të performojë sonte në gjysmëfinalen e dytë të edicionit të 64 në Eurovizion, i cili mbahet në Izrael. Këngëtarja do ta këndoje shqip këngën e saj “Ktheju Tokës” me të cilën pret të kualifikohet për në finalen e madhe.Sipas listës së publikuar nga vetë këngëtarja përmes një postimi në Instastory, ajo do të jetë e 14 në radhë, ku nga 41 vende që do të konkurrojnë, vetëm 26 do arrijnë të shkojnë në finalen e së shtunës që mbahet me 18 maj.
Kujtojmë se juria shqiptare përbëhet nga Anxhela Peristeri, Eranda Libohova, Dilan Reka, Julka Gramo dhe Gent Rushi.
“Ktheju Tokës” u kushtohet të gjithë emigrantëve shqiptarë nëpër botë të cilët mund të japin kontributin e tyre duke votuar numrin #14.