Janë dy lloj përdoruesish të iPhone, ata racional që nuk lënë njoftim pa u përgjigjur dhe pjesa tjetër që kanë mbi 1000 email të pa lexuar.
Për ju që keni bezdi numrat e njoftimeve dhe vetë njoftimet nga aplikacione të ndryshme, ja mënyra se si mund ti largoni ato njoftime.
1. Shkoni tek Settings
2. Pastaj tek Notifications, apo Notification Center në versionet e vjetra të iOS
3. Pasi që keni zgjedhur Notifications, do ju hapet lista e aplikacioneve të cilat dërgojnë njoftime
4. Zgjidhni aplikacionin të cilit dëshironi ti ndalni njoftimet
5. Pasi keni zgjedhur aplikacionin, aktivizojeni opsionin Allow Notifications dhe njoftimet për atë aplikacion nuk do të shfaqën më. Nëse dëshironi ti ktheni sërish njoftimet, thjeshtë aktivizoni opsionin Allow Notifications të atij aplikacioni.