INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si trashëgohen gjenet nga prindërit tek fëmija

Ja si trashëgohen gjenet nga prindërit tek fëmija

Publikuar më: 09:41 21-06-2016

A e keni ditur se kur një individ ka një hundë të madhe, kjo transmetohet nga një brez në tjetrin?

E njëjta gjë ndodh edhe me veshët e mëdhenj, të cilët në të shumtën e rasteve janë të trashëguara nga babai, ndërsa për gishtat e mëdhenj duhet të fajësohet nëna, shkruan gazeta serbe “Dnevne”.

Arsyeja që vajzat më shpesh u ngjajnë etërve të tyre ndërsa djemtë më shumë nënave, bazohet edhe fakte shkencore.

Djemtë nga nëna trashëgojnë më shumë material gjenetik, i cili përcakton pamjen fizike, ndërsa më pak kësi lloj materiali gjenetik marrin vajzat.

Tek vajzat situata është e kundërta. Ato marrin kromozomin X nga të dy prindërit, duke ua lënë mundësinë e hapësirën që ato të duken edhe si babai edhe si nëna.

Ngjyra e syve varet shumë edhe nga kombinimi i gjeneve. Megjithatë, nuk është e pamundur që prindërit që kanë sy tepër të errët të lindin fëmijë me sy të kaltër.

Po ashtu, nëse njëri nga prindërit ka flokë kaçurrelë, është shumë e mundur që edhe njëri nga fëmijët të jetë me flokë kaçurrela.

Article Logic
Execution time: 0.0038208961486816