Në Iran nuk i presin mirë femrat e zhveshura, madje as kur bëhet fjalë për një event prestigjoz si ceremonia e Oscars.
Por edhe pse Charlize Theron kishte nxjerrur jashtë vetëm pak lëkurë nëpërmjet dekoltesë së saj të hapur dhe nuk mund të konsiderohej ekzaktësisht e zhveshur, përsëri nuk ka bërë ndryshim. Një televizion iranian ka photoshop-uar në mënyrë gati-gati demonstrative të gjithë pjesën e sipërme të aktores afrikano-jugore. Aq i shëmtuar dhe bruto është modifikimi, sa producentët nuk e kanë vrarë mendojen se si është dukur produkti final.