I cilësuar si njeriu i 45-të më i pasur në botë, Princi miliarder, Alëaleed bin Talal i arrestuar mbreme në Arabinë Saudite, zbarkoi në Durrës me jahtin e tij super luksoz më 25 gusht.
“Panorama” raporton se kjo ishte vizitë informale, gjate te ciles princi u prit nga kryeministri Rama dhe nga ministri i Jashtem Bushati.
Si vizite zyrtare princi ka ardhur ne vendin tone ne vitin 2002 kur eshte pritur me protokoll nga kryeministri Fatos Nano dhe ministri i asaj kohe, Luan Hajdaraga.
Ne viziten e fundit, diskutimet mes tij dhe zyrtarëve shqiptarë u përqendruan në investimet e mundshme në fushën e turizmit, industrisë dhe infrastrukturës.
NY Times shkruan se arrestimi i princit Alëaleed është i sigurt se do të dërgojë valë tronditëse si nëpërmjet Mbretërisë dhe qendrave të mëdha financiare në botë. Ai u arrestua së bashku me 10 princër të tjerë dhe katër ministra e dhjetëra ish-ministra, pas një aksioni të gjerë nga organi i ri saudit anti-korrupsion.