Disa kanë lindur me këmishë!
E teksa shumicën prej nesh kjo e martë na ka gjetur në tavolinën e punës, Ledri Vulën e ka gjetur duke shijuar qetësinë e një ditë të bukur me diell. Të paktën kështu e ka përshkruar vetë Ledri kafenë e tij të mëngjesit në një lagje të Prishtinës të quajtur "Marigona". Sikundër fundjava vjen e ngjeshur me koncerte të shumta brenda dhe jashtë territoreve shqiptare, Ledri ishte prej disa ditësh në vendin e tij të preferuar, Brezovicë, ku ka shijuar disa momente relaksi. Kujtojmë se po në Brezovicë këngëtari xhiroi klipin "A jena mirë" që i solli super sukses!