INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ja si vidhet pika e këmbimit valutor në Lushnje

Publikuar më: 10:30 29-01-2016

Në këtë video do të shikoni se si me “lojërat e shpejtësisë” një person vjedh në një këmbim valutor në qytetin e Lushnjës. Vetë pronari i pikës së këmbimit valutor e denoncon këtë vjedhje në portalin “Jeta Osh Qef”.

Sipas tij, edhe pse posedon videon ku duket qartë vjedhja, policia nuk e ka marr përsipër të zbuloj vjedhësin për një arsye shumë thelbësore.

Nuk ka kompjuter ku të shoh videon.

Ja mesazhi i plotë i denoncimit të qytetarit:

“Pershendetje, prane zyres time ne Lushnje me date 25.01.2016 vjen ne zyre ky personi qe shfaqet ne video dhe kryen nje vjedhje. Me pak fjale po ta shikosh me kujdes kupton qe ai do te kembei 800 Euro me kurs ditor 137.7 dhe ne total punonjesia duhet ti japi 109.700 Leke dhe i jep nje pako me prerje 1.000 dhe 9.600 Lek vec.

Ai ne momentin qe punonjesia ul koken ben sikur i numeron dhe heq nga pako 20.000 Leke te reja dhe i thot asaj me mire mi jep te trasha jo 1.000. Punonjesia e cila ne mirebesim pasi nuk e pa xhestin qe ai kreu i mer dhe i jep 20 cope me prerje 5.000 Lek ku me pak fjale personi ne fjale doli 20.000 Leke te reja plus. Mbante nje Kapuc ne koke.

Ju lutem postojeni pasi ne polici kur shkova ata nuk kan as PC ku mund t’iu kaloi videon e ta publikojne e te gjejn personin e kerkuar. Ne fund te videos e kap njera nga kamerat ne fytyre! Faleminderit”.

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166