Deklaratat e guximshme të kandidatit republikan për president të Amerikës, Donald Trump kanë bërë që ai të kthehet në njërin prej personave më të urryer.
Kanë qenë kryesisht qytetarët e tij ata që kanë “luajtur” në mënyra të ndryshme me yllin e Trump të vendosur mes yjeve të tjerë të “Walk of Fame”” në Hollywood.
Një vajzë u shpreh e lumtur se qeni i saj kishte bërë jashtëqitjen pikërisht mbi yllin e Trump, ndërsa të tjerë kanë vizatuar mbi yllin e kandidatit republikan simbole si: heqja e zërit (mute), shenjën e flamurit nazist, foto të shoqëruara me gjeste ofenduese apo mbishkrime ku e quajnë racist dhe e ironizojnë duke e quajtur legjendë.
Imagjinata e tyre nuk ka patur kufij dhe është mirëpritur jo vetëm nga qytetartë e thjeshtë por edhe nga yjet e showbizzit të cilët i kanë shpërndarë më dëshirë këto foto nëpër faqet e tyre.