INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja skema si dalin këtë vit automietet nga qarkullimi…

Ja skema si dalin këtë vit automietet nga qarkullimi…

Publikuar më: 14:11 14-01-2016

Në In Tv në emisionin 3JAT është zbardhur plotësisht skema se si mund të dalin nga qarkullimi automietet. Eksperti i Ministrisë së Transporteve, Maksim Tashi i ftuar në studio ka sqaruar se nuk është momenti për panik. Makinat nuk do të dalin nga qarkullimi në bazë të ndonjë specifike konkrete, por bazuar në cilësinë e gazit, që lëshojnë dhe se kjo nuk ka lidhje domosdoshmërisht me vjetërsinë e tyre.

Ndaj të gjithë drejtuesit e automieteve duhet të kryejnë riparimin e makinave me qëllim, që pas 1 korrikut kur ata ti kolaudojnë, niveli i ndotjes, që lëshon gazi në atmosferë të jetë në përputhshmëri me moshën e makinës, pasi për çdo vit prodhimi është e përcaktuar dhe masa e lëshimit të gazit në atmosferë. Në të kundërt thotë specialisti makinat do të dalin nga qarkullimi.

Zoti Tashi gjatë bisedës ka zbardhur dhe moshën mesatare të automieteve në vendin tonë, që rezulton 15 vjeçare, ndërsa në lidhje me fajin e ndotjes në vend për specialistin më shumë ka vjetërsia dhe mosmirëmbajtja e tyre se sa cilësia e naftës.
Eksperti gjithashtu ndau dhe një këshillë për të rinjtë, duke iu sugjeruar të punojnë shumë, që të blejnë automiete të reja.
 

Article Logic
Execution time: 0.0038940906524658