Ledri Vula mund të quhet pa frikë edhe djali i aventurave.
Atij i pëlqejnë udhëtimet të cilat është e pamundur të mos i shoqërojë me aventura të çmendura. Nëse nuk e besoni, hidhini një sy asaj të fundit. Reperi ndodhet ende në Kankun dhe ka vendosur të mos largohet që andej pa bërë çmendurinë e radhës. Pasi të shihni këtë foto, pyeteni veten nëse do të kishit guxim edhe ju të rrëshkisnit mbi këto tela në lartësi kaq të madhe.