Gigi Hadid dhe Zayn Malik nuk kanë vonuar shumë pë ta çuar marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër.
Sipas një burimi për The Mirror, çifti janë tashmë duke jetuar zyrtarisht bashkë në vilën e Zayn në Los Angeles. Madje thuhet se ky i fundit është duke u përpjekur fort që ta kthejë shtëpinë në një ambient sa më të ngrohtë për të dashurën e tij. Përgjatë fundjavës modelja dhe këngëtari janë parë bashkë duke blerë bojëra si dhe orendi shtëpie nëpër Los Angeles. Po i njëjti burim ka treguar për The Mirror se dy të rinjtë, më të dashuruar se kurrë, kanë vendosur te mos qëndrojnë asnjëherë larg njërit tjetrit më tepër se 10 ditë, ndaj edhe vendimi për të jetuar në një shtëpi është mëse i kuptueshëm!