Pas shumë kohësh në pritje për ta parë krah bashkëshortit Bes Kallaku, Xhensila Myrtezaj ishte e ftuar speciale në “BE Coffee”.
Por sigurisht kjo gjë nuk mund të kalonte pa u komentuar dhe nga Ermal Mamaqi. Kjo pasi moderatori prej kohësh i ka bërë ftesë për në emisionin e tij “Xing me Ermalin”, por sigurisht që ekskluzivitetin do ta kishte Besi në fillim:
“Aman shyqyr që dole. Mezi po e prisnim ne të Xing-ut… besoj e morëm vizën tani?”, i shkruan Mamaqi në njërin nga postimet Xhensilës.
Por mesa duket Xhensila ja ka lënë pak thatë pasi është përgjgijur vetëm me dy emoji.