INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja top formacioni që do të mungojë në Francë 2016

Ja top formacioni që do të mungojë në Francë 2016

Publikuar më: 08:30 15-05-2016

Disa javë para fillimit të Kampionatit Europian në Francë, ne mund të formojmë një “top formacion” të plotë me lojtarët që do t’i mungojnë turneut, për shkak se janë të lënduar. Fati i keq i lë jashtë “Euro 2016” ata, duke formuar një listë të gjerë mungesash në këtë kompeticion, që do të eklipsojë kontinentin, por edhe më tej, gjatë kësaj vere, në periudhën 10 qershor – 10 korrik. Pa marrë parasysh se kush janë emrat e lojtarëve, që e humbën turneun, mund të bëhet me to një përzgjedhje mjaft konkurruese.

Në këtë formacion ju propozojmë 11 lojtarët kryesorë. Në portë është italiani Mattia Perin i Genoa, i cili është plagosur në fillim të prillit në ligamentin cruciat, duke i varrosur aspiratat e tij për t’u thirrur në Europian. Mbrojtja do të jetë me tre: francezi Debuchy, në anën e djathtë, belgu i Manchester City, Vincent Kompany, në qendër, dhe Fabio Coentrao, ish-portugezi i Real Madridit, në të majtë. Pesë lojtarë përbëjnë mesfushën.

Marco Verratti dhe Marchisio, italianë, zënë pjesën qendrore të formacionit të mungesave në “Euro 2016”, ndërsa nga krahët janë rusi Denis Cheryshev dhe anglezi Oxlade-Chamberlain. Hook pozicionohet në rolin e mesfushorit kreativ, pranë gjermanit Gundogan. Sulmi do të përbëhej nga britaniku Welbeck dhe portugezi Danny. Pra, ky formacion i mungesave në Europianin e Francës do të kishte sistemin 3-5-2. Në këtë rast hipotetik do të përfundonin në stol Diego Costa, Giroud dhe Ledley, Butland dhe Vittek.

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146