Si çdo të hënë shohim pak filmat e rinj më të suksesshëm përgjatë fundjavës në Box Office.
Kësaj here ka qenë "Suicide Squad" filmi i cili ka debutuar direkt në vend të parë me një shifër fitimesh prej 135.1 milionë dollarë. Sipas sajtit THR, ky realizim me aktorët Will Smith, Jared Leto, Margot Robbie dhe Cara Delevingne, është filmi me debutimin më të suksesshëm në muajin gusht, në të gjithë historinë e Box Office. Ndërkohë sa i përket vendit të dytë në listë, atë e mban "Jason Bourne" me Matt Damon me plot 103.4 milionë dollarë fitime, ndërsa në vend të tretë komedia "Bad Moms" me Mila Kunis dhe Kristen Bell e cila ka arritur të mbledhë vetëm 51.1 milionë dollarë!