INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja  “trëndafili i ri” që  puth Seal

Ja “trëndafili i ri” që puth Seal

Publikuar më: 15:15 18-04-2016

Kishte kohë që nuk e shihnim Seal pranë një femre.

Por ai është parë së fundmi me të dashurën e tij Erica Paker teksa  po shijonin një mbrëmjë romantike në Los Angeles. Ata shoqërohen që prej 9 muajsh  dhe duken më të dashuruar se kurrë. Këtë ide të jep çifti teksa  i sheh të përqafuar ndërsa kishin dalë për të darkuar jashtë  në restorantin “Nobu”, në Malibu.

 Hitbërësi  53 vjeçar i “Kiss from a rose” dhe partnerja  tij simpatike, të veshur casual, nuk ia kanë lëshuar duart njëri -tjetrit teksa prisnin t’u sillnin makinën për t'u larguar. Erica 38 vjeç  është ish -gruaja e bilionerit australian James Packer që u fejua me Mariah Carey-n në janar. Ata kanë qenë të martuar për 6 vjet dhe kanë 3 fëmijë bashkë.   Ndërkohë që Seal ka gjithashtu 3 fëmijë nga martesa me modelen Heidi Clum me të cilën u nda në 2012 pas pothuajse 7 vitesh martesë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033371448516846