Ai arrin ta kthejë çdo gjë në trend, madje edhe një T-shirt të thjeshtë!
Ermal Mamaqi gjithashtu thuajse çdo ditë na servir foto me përmbajtje humoristike në rrjetet sociale. E tillë është edhe kjo e sotmja që vërteton edhe nëjherë se ai djali karagjoz i dikurshëm nuk ka ndërmend të ndryshojë.
Me një pozicion delikat dhe me bluzën e ngritur lart duke nxjerrë në pah barkun, ai pret në stacion duke tërhequr vëmëndjen e gjithë kalimtarëve.
“Një njeri i sinqertë që pret autobusin me stilin e tij...Ça ka Joni Peçi më shumë?”, shkruan Ermali krah fotos e cila ka ngacmuar mjaft ndjekësit e tij që kanë vërshuar më pas me komente.