INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ja urdhrat e shkarkimit nga puna të ministrave teknikë në 2 ditë[VIDEO]

Publikuar më: 15:18 30-05-2017

Ndërsa fushata ka nisur zyrtarisht, ministritë e drejtuar nga demokratët duken me të kujdesshmet për të kontrolluar çdo rast të përfshirjes së administratës shtetërore në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit. Pas ministrisë së drejtësisë, këtë të martë janë dhe dy ministri të tjera që kanë pezulluar nga detyra vartësit e tyre. Shkarkimi i parë i ditës se sotme vjen nga ministrja e Financave, e cila mësohet se ka shkarkuar nga detyra oficerin e policisë gjyqësore Kliton Bistri, pasi ka marrë pjesë në fushatë zgjedhore duke shkelur ligjin.

Ministria e Financave:
“Ministria e Financave bën me dije shkarkimin nga detyra te specialistit te hetimit tatimor, oficer i Policisë Gjyqësore Kliton Bistri, për pjesëmarrje ne kundërshtim me ligjin dhe urdhrin nr.65/ 2017 të Kryeministrit në fushate elektorale, duke cenuar rëndë figurën e OPGJ dhe standardet zgjedhore”.
Ndërsa rasti i parë është konstatuar nga vetë institucioni, një tjetër rast i denoncuar në media ka sjellë reagimin e menjëhershëm të ministrisë së Shëndetësisë, institucion ky i drejtuar nga ministri teknik i demokratëve.
Ministria e Shëndetësisë:
“Pezullimin e drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore numër 1, Lushnje, deri në sqarimin e plotë të situatës. Ngritjen e një grupi pune për verifikimin e situatës në terren (përkatësisht në Qendrën Shëndetësore numër 1, Lushnje)”.
Duke marrë shkas nga ky rast, ministri i shëndetësisë ka thirrur në një mbledhje të gjithë drejtorët e spitaleve rajonale dhe të Tiranës, me qëllim rikujtimin e urdhrit të kryeministrit.
Një ditë më parë ka qenë ministri teknik i demokratëve Gazmend Bardhi, që ka nisur valën e shkarkimeve me të njëjtin motivacion. Është pezulluar nga detyra e më pas është kallëzuar në prokurori drejtori e burgut në Tropojë Granit Kurmekaj. Burime pranë ministrisë bëjnë të ditur se Kurmekaj nuk e ka mohuar angazhimin e tij në fushatën elektorale të PS.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036611557006836