INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja urimet e politikanëve shqiptar për Krishtlindjet [FOTO / VIDEO]

Ja urimet e politikanëve shqiptar për Krishtlindjet [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 14:20 25-12-2016

Në këtë atmosferë festash nuk mund të mungonin edhe urimet e politikanëve shqiptar. Duke filluar që nga urimet në Kisha, postimet në rrjetet sociale, e deri të këngët live.

Është pikërisht stafi i ambasadës amerikane me në krye ambasadorin Donald Lu dhe pjesëmarrjen e grupit Alar Band, që kanë zgjedhur të bëjnë urimin e tyre me këngën tipike të festave.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka vizituar sot Kishën Ortodokse në Tiranë për t’i uruar Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe gjithë të krishterëve, Krishtlindjet.

Nishani tha pas takimit: ‘I uroj gjithë popullit shqiptar, më shumë lumturi, shpresë, begati. Në mënyrë të veçantë dua të shpreh vlerësimin më të lartë dhe mirënjohjen time personale dhe në emër të Presidencës, për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, për Kryepeshkopin Anastas, që përcjellin mesazhin e bashkimit dhe jo të ndarjes, të dashurisë dhe jo të urrejtjes, të shpresës dhe jo fatalitetit. Mbarësi të gjithëve.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë që festojnë sot lindjen e Krishtit. Meta e bëri urimin e tij nga Kisha Ortodokse Autoqefale, në kryeqytet. Ai u shpreh se kjo është kjo është një ditë e rëndësishme për t’i dhënë mbështetje atyre që janë në vështirësi në mënyrë që shoqëria jonë të gëzojë paqe shpirtërore.

Kreu i Kuvendit, deklaroi gjithashtu se kjo është një ditë reflektimi për të të gjithë ata që janë në vështirësi për t'i festuar këto festa, për të qenë më të integruar.  I pyetur në fund të fjalës së tij për ftesën e kryeministrit Rama për koalicion në zgjedhjet e 2017-ës, Meta u përgjigj se kjo është nuk është dita për të diskutuar çështje të tilla.

Article Logic
Execution time: 0.0028438568115234