IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Ja ushqimet që mund ti konsumoni dhe pas datës së skadencës...

Ja ushqimet që mund ti konsumoni dhe pas datës së skadencës...

Publikuar më: 13:29 02-02-2016

Këshillat e mjekëve në lidhjen e ushqyerjen janë të rrepta në lidhje me datën e skadencës, por së fundmi pas disa studimesh disa ekspertët ndërkombëtarë të ushqimit kanë publikuar një listë me disa produkte ushqimore që mund të konsumohen edhe pasi u ka kaluar data e skadencës.

Ja kush janë:

Qumështi i pasterizuar mund të konsumohet edhe pasi i ka kaluar data e skadencës nëse ruhet në frigorifer me temperaturë të ulët.

Vezët - Sipas ekspertes së ushqimit Dana Gunders, vezët mund të zgjasin tre deri në pesë javë (vezët e paziera) nëse ruhen në një temperaturë poshtë 5 0 C. Duhet me patjetër që t’i ruani me këtë temperaturë për të penguar rritjen e bakterit helmues “Salmonela”.

Ëmbëlsirat - Çdo ushqim që përmban shumë sheqer, si mjalti apo reçeli, mund të konsumohet edhe pas datës së skadencës. Mjalti nuk skadon asnjëherë.

Patatinat - Sasia e madhe e kripës e pranishme në brendësi të pakos me patatina bën që ato të konsumohen për një kohë të gjatë. Patatinat mund të hahen edhe tri javë pas datës së skadencës.

Biskotat - Ashtu si patatinat, edhe biskotat janë të përpunuara mirë, prandaj mund të konsumohen edhe pas datës së skadencës. Ato mund të konsumohen dy muaj pasi u ka kaluar data e skadencës.

Buka - Nëse e ruani bukën në frigorifer, atëherë mund të zgjasë për shumë kohë. Edhe pse mund të jetë pak e ndenjur ose e thatë, buka gjithsesi mund të ngrohet në furrë. E rëndësishme është ta kontrolloni mirë për myk në sipërfaqe dhe në brendësi.

Mishi - Nëse ruhet në temperaturën e duhur, mishi mund të konsumohet edhe pasi i ka kaluar data e skadencës. Vetëm duhet të siguroheni që ta mbani atë në ngrirje.

Djathi - Djathrat e fortë, si djathi çedër, mund të konsumohen edhe pas datës së skadencës. Nëse krijohet pak myk, mund ta hiqni me thikë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032730102539062