INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja ushqimet që prishin ekuilibrat hormonale e ju japin akne në fytyrë

Ja ushqimet që prishin ekuilibrat hormonale e ju japin akne në fytyrë

Publikuar më: 11:31 11-05-2017

Aknet janë një problem kompleks.

Nuk kanë një shkak kur shpërthejnë dhe çfarë i nxit ndryshon nga personi në person. Nëse trajtimet me kremëra nuk ju kanë sjellë përmirësime, është koha të ndryshoni mënyrën e të ushqyerit. Ja cilat janë 7 ushqimet që përkeqësojnë aknet.

Produktet e qumështit
Qumështi nuk i bën mirë fytyrës! Një studim i fundit nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë tregon se mund të ketë një lidhje midis konsumit të qumështit dhe daljes së akneve.
ajin e kanë hormonet tek produktet e qumështit.

Sheqeri
Ja një tjetër arsye pse duhet të hiqni dorë nga sheqeri. Ai shkakton shpërthime aknesh, sepse është pro-inflamator. Aknet konsiderohen si një inflamacion dhe dikush me një gjendje të tillë, duhet të ndjekë një dietë anti-inflamatore.

Kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë nga ëmbëlsia. Hani fruta dhe nëse doni patjetër diçka të ëmbël, zgjidhni mjaltin.

Kafeja
Një filxhan kafe do t’ju zgjojë, por mundet gjithashtu të shkaktojë aknet. Në kokrrat e kafes gjendet një acid organik, i cili rrit nivelet e kortizolit. Kortizoli njihet si hormoni i stresit dhe mund të veprojë si androgje, duke stimuluar gjendrat dhjamore dhe inflamacionin. Zëvendësoni kafen me çaj.

Buka
Nëse jeni të prirur të keni akne, buka, bagetat, kruasantët e përkeqësojnë situatën. Gruri shkakton inflamacion dhe për të larguar problemin e akneve, duhet të largoni inflamacionin nga trupi.

Vaji i kokosit
Vaji i kokosit bllokon poret rreth gojës dhe krijon një lloj inflamacioni përret faqeve dhe vijës së nofullës. Kjo vlen si për vajin e kokosit të aplikuar në lëkurë, ashtu edhe për atë që merret përmes ushqimit.

Kikirikët
Kikirikët përmbajnë një androgjen, i cili përkeqëson aknet duke rritur prodhimin e qelbit. Kikirikët e bjënë përgjithësit lëkurën më të yndyrshme. Përdorni në vend të tyre bajamet, të cilat nuk ndikojnë në nivelet e androgjenëve.

Soja
Nëse keni akne përreth gojës dhe përgjatë nofullave, vijani fajin estrogjenëve të gjednura tek soja.

Pra, çfarë duhet të hani?

Këshillohet zëvendësimi i ushqimeve të përpunuara me ushqime natyrale. Nuk mund të mos i hani kurrë këto ushqime, por pa i eleminuar nga dieta, nuk do ta kuptoni se çfarë shkakton aknet tek ju.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154