Është fillimi i vitit dhe ju ende nuk keni shfrytëzuar disa ditë për pushime. Në vend të shpenzimit të orëve në internet duke këkruar çdo vënd të mundshëm nën diell, pse nuk leni yjet të vendosin për destinacionin tuaj? Tali Edut nga “Astro Twins” ka përcaktuar vendet perfekte për të udhëtuar duke u nisur nga shenja e horoskopit.
Dashi:
Këta njerëz janë aventurierë të cilët shqetësohen shumë kollaj. Maui, ishulli i dytë më i madh në Haëai është destinacioni perfekt për ju.
Demi:
Këta persona janë adhuruesit e luksit, të cilët shijojnë gjërat fine në jetë, si një pasdite në spa, apo gjumë në një krevat të rehatshëm. Demi është gjithashtu një shenjë e tokës, kështu që ju do keni dëshirë të shkoni në një vend të rrethuar nga natyra. Kombinojini këto dy dëshira dhe nisuni për në shtëpinë “Mohonk” në Neë York, në malet Catskills.
Binjakët:
Mërkuri është planeti i komunikimit, dhe zotëron binjakët, kështu që nuk është çudi që ata lulëzojnë në rrjetet sociale. Prenotoni një udhëtim në një qytet të bukur, si Berlini, ku mund të përdorni gjuhë të re, të chatoni me vendasit, dhe të qëndroni jashtë deri natën vonë.
Gaforrja:
Këta njerëz pëlqejnë të rrinë në rërë, por gjithashtu duan hapësirën e tyre. Pushime të qeta diku si “Nantucket” ku mund të merrni me qera nëj vilë, do të ishin ideale për ju.
Luani:
Këta janë të njohur për personalitetin e tyre dhe ata i kanë qejf festat dhe argëtimet. Nëse jeni një tip që dilni, Ibiza do të ishte destinacioni perfekt. Por personat me këtë shenjë zodiaku, janë gjithashtu të apasionuar pas historisë, kështë që nuk jeni një tip party, vendosni të eksploroni kështjellat e Irlandës.
Virgjëresha:
Virgjëreshat admirojnë vendet me dyqane tradicionale që përfundojnë me një ndërtesë qiellgërvishtëse. Dhe në asnjë vend tjetër më bukur se Japonia mund t’i gjeni këto pamje.
Peshorja:
Peshoret adhurojnë të jenë të rrethuara nga arti dhe kultura. Gjeni një hotel të mirë me spa në një qytet si Viena, me shumë teatro, muzeume dhe mundësi për të provuar ushqim të mirë.
Akrepi:
Për personat me këtë shenjë, është e rëndësishme për të gjetur gjëra që asksush nuk i ka zbuluar ende dhe për të ekspoloruar çdo cep e qoshe të mundshme. Maroku është një destinacion perfekt.
Shigjetari:
Si shenja udhëtuese, ju jeni të prirur drejt rreziqeve dhe gjithmonë kërkoni për aventurën e rradhës. Tempujt janë një vend ideal për ju, si përshembul Angkor Ëat në Kamboxhia apo tempujt Bagan në Mianmar.
Bricjapi:
Bricjapi është shenja e zodiakut më e orientuar për të arritur qëllimet. E vendosni veten në pozita të vështira dhe jeni gati të pranoni çdo lloj sfide. Ju jeni gjithashtu një shenjë e tokës, kështu që të udhëtoni me biçikletë në natyrë drejt Toskanës, ose të shkoni në një ekspeditë alpinizmi në Patagonia, është ëndrra juaj prej vitesh.
Ujori:
Të lindurit nën shenjën e Ujorit kanë tendencën të jenë shpirtra të lirë që dashurojnë të rrethohen nga njerëzit. Ju do të ndihenit shumë mirë në një qytet të vendosur mbi ujë, me një ndjenjë ndërkombëtare dhe vendas shumë miqësorë. Sydney, në Australi i plotëson këto kritere.
Peshqit:
Peshqit gjithmonë duan hapësirë për të bredhur. Ju do pëlqenin një destinacion në bregdet, si Tulum.