INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja vendimet e disiplinës për dhunën në stadiume

Ja vendimet e disiplinës për dhunën në stadiume

Publikuar më: 18:16 11-05-2016

Stadiumet e futbollit në vendin tonë, ishin të pushtuara nga dhuna këtë fundjavë, dhe Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk mund të rrinte pa e ndëshkuar atë.

Pas mbledhjes së ditës së sotme, Komisioni ka përjashtuar për një vit nga hyrja në të gjitha stadiumet Presidentin e Kastriotit, Alban Vogli i cili ndodhet në arrest pas goditjes së gazetarit Eduard Ilnica dhe të afërmin e tij Gazmend Vogli. Për ta është vënë edhe një gjobë prej 150 mijë lekësh të reja, pas akteve të dhunës në ndeshjen me Korabin.

Edhe klubi i dibran i Korabit është dënuar me ndalimin e zhvillimit të ndeshjeve në stadiumin e qytetit të Peshkopisë, për sezonin 2016 – 2017.

Pogradeci është dënuar të luajë 4 javë pa spektatorë ndërsa dënime kanë marrë edhe disa zyrtarë dhe disa lojtarë të këtij klubi.

Me një vit përjashtim nga aktiviteti është dënuar edhe lojtari i Tiranës Gentian Muça, për nxitje publikisht të urrejtjes në fund të ndeshjes me Partizanin.

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887