INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja vendimi më i çuditshëm, që mund të marrin vetëm gjykatat shqiptare…[FOTO]

Ja vendimi më i çuditshëm, që mund të marrin vetëm gjykatat shqiptare…[FOTO]

Publikuar më: 10:42 28-06-2016

Një vendim gjykate nga më të çuditshmit mbase dhe me kosto për një të mitur është dhënë nga gjykata e Beratit. Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar vendimin në fb, ku bëhet fjalë për një çift të divorcuar. I ati i fëmijës ka kërkuar që ta marrë dy ditë në javë fëmijën, por gjykata jo vetëm, që se ka lejuar, por ka surprizuar me përgjigjen e dhënë, duke e quajtur kërkesën e të atit të fëmijës si luks. Madje dhe argumentat që ka dhënë jo vetëm janë qesharakë, por dhe të shkruara me gabime të tmerrshme drejtshkrimore. Sipas gjyqtarit fëmija është i mitur dhe meqë s’ka shkuar as 3 vjeç, s’mund të mbahet nga i ati, pasi ka nevojë ti rrihet nga mbrapa me legen me ujë.

E kush njeh legjislacionin po dhe ata që nuk e njohin e kuptojnë mjaft qartë se një vendim me argument të tillë nuk ka ku të rrijë…

Article Logic
Execution time: 0.0037229061126709