INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja videoklipi më i ri i Bebe Rexha-s [VIDEO]

Ja videoklipi më i ri i Bebe Rexha-s [VIDEO]

Publikuar më: 17:57 08-02-2017

Bebe Rexha, këngëtarja ka gjithmonë surpriza për fansat e saj.

Viti 2016 ishte një vit i mbushur plot sukses për artisten me origjinë shqiptare, ajo ka patur dy bashkëpunime shumë të suksesshme. Ishte bashkëpunimi me reperen e njohur Nicki Minaj te kënga “No Broaken Heart” dhe i fundit bashkëpunim me Martin Garrix, “In The Name of Love”. Por për Bebe-n viti 2017 pritet të ketë akoma më shumë sukses. 

E nisi vitin me super hitin " I Got You" ku gjithashtu Bebe theu rekord shikimesh me këtë single solo. Por lajmi më i rëndësishëm është se këtë 17 shkurt, Rexha do të publikojë albumin e saj të parë , ndryshe nga albumet në mënyrë tradicionale ajo ka treguar se ky album do te jetë i ndare në dy pjesë dhe jo rastësisht kjo datë sepse është dita kur Kosova feston përvjetorin e nentë të pavarësisë.
Këngëtarja shqiptare jo vetëm që do të nxjerrë në treg albumin që do të titullohet "All Your Fault Pt 1" por ajo do të lancojë gjithashtu videoklipin më të ri me artistin me famë ndërkombëtare G-Eazy. Ky do te jetë bashkëpunimi i dytë i Bebe-s me reperin ,i cili do të titullohet "Fuck Fake Friends". Gjithashtu Bebe ka treguar për fansat dhe një pjesë të vogël nga videoklipi.
Mezi po presim 17 shkurtin.

Article Logic
Execution time: 0.0016469955444336